Intervenim i vështirë në sistemin e rrjetit të kanalizimit në rrugën” Muhamet Qami” në Prishtinë,punimet vazhdojnë deri në mesnatë
 
Prishtinë, 19 prill – Kështu ndodhë me rrjetin e ujërave të zeza kur ai ndërtohet nga kontraktorë/investitorë të ndryshëm, pa asnjë standard për ndërtim rrjetash kanalizimi.
Rasti konkret është në rrugën ” Muhamet Qami” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, për të vazhduar deri në mesnatë , janë duke u marë me rastin në fjalë.
Tentimi për të përmirësuar funksionimin e mirëfilltë të sistemit të rrjetit të kanalizimit në atë zonë po del të jetë tejet i vështirë ngase me kohë, nuk është ndërtuar si duhet nga kompani private.
Ekipet shtesë të KRU”Prishtina” për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të zonës( ngase po u shkakton probleme të shumta) po bëjnë çmos që të sanojnë problemin e krijuar nga papërgjegjësitë.
Sikurse secili nga ne, të shkonim dhe ta shihnim për së afërmi një intervenim të tillë nga ekipet e rrjetit të kanalizimit, në një rrugë të ngushtë dhe me erë shumë të rëndë , do t’i shihnim për së afërmi sfidat e punës së tyre dhe vështirësitë e tyre të përditshme.
 
Të nderuar punëtorë të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit,
Ju falënderojmë pafund për punën që po e bëni.