Sapo përfundoi sanimi i gypit me diameter fi 250 mm në fshatin Hajvali,

Prishtinë, 16 mars – Të nderuar konsumatorë të fshatit Hajvali, Veternik, Çagllavicë dhe Miradi.

Me sukses e përkushtim përfundoi sanimi i tubit të ujit fi 250 mm në fshatin Hajvali, nga sërish ekipet më të mira teknike që ka ujësjellësi i Prishtinës.

Së shpejti do keni ujë në krojet tuaja!

Ju kërkojmë falje për shqetësimin në këtë periudhë.

Jemi në shërbimin tuaj 24 orë!

Bashkërisht do ia dalim me sukses!