KRU”Prishtina” sh.a. merr masat adekuate kundër përhapjes së koronavirusit, bazuar në të gjitha Vendimet e Qeverisë së Kosovës,

-KRU”Prishtina” sh.a. bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës shtyen të gjitha pagesat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit deri më datë 30 prill 2020, konsumatorët të cilët dëshirojnë të bëjnë pagesa për shërbimet( për muajt paraprak)  ato mund t’i bëjnë online, përmes  bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. ka marrë masa në reduktimin e stafit në të gjitha departamentet/sektoret, përveq aty ku duhet të ketë shërbim karshi konsumatorëve, me theks të veqantë departamenti i prodhimit të ujit dhe furnizimit 24 h me ujë të pijshëm dhe cilësorë,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. prioritet në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë i jep të gjitha qendrave spitalore, pa anashkaluar konsumatorët e tjerë të ndërmarrjes,por për shkak të rritjes së konsumit të ujit kërkohet shpenzim racional që të kemi rezerva të mjaftueshme ujore,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për sigurimin e klorit dhe kemikateve të tjera edhe për tre muajt e ardhshëm,në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve themelore të punës,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. merr masa për caktimin e menjëhershëm të ekipeve mobile me fokus prodhimin ,mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit,

 

-KRU” Prishtina” sh.a. merr masa që në secilën komunë në zonën e shërbimit të jenë nga dy ekipe mobile të cilat do jenë në shërbim të qytetarëve, furnizim me ujë që është esenciale dhe sanim të të gjitha defekteve që mund të shfaqen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,

 

-KRU” Prishtina” sh.a. do të monitorojë 24 h pa ndërprerë cilësinë e ujit të pijshëm, funksionimin e rezervuarëve, stacioneve të pompave, pendat e liqenit të Batllavës dhe Badocit si dhe fabrikat e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik dhe Badoc,

 

-Reduktohet stafi në departamentin e adminsitratës dhe zyrës ligjore, vetëm për çështje që konsiderohen të arsyeshme dhe gjithsesi organizative,

 

-Masat e mara vlejnë për të gjitha njësitë operative të komunave, Prishtinë, Podujevë, Drenas, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq,

 

-Në gjendje gatishmërie do të jenë cisternat e ujit të pijshëm ( autobot) dhe ato të ujërave të zeza,

 

-KRU”Prishtina” sh.a. del me rekomandim që nuk do të rrezikohet në asnjë moment stabiliteti i ndërmarrjes dhe do të jemi në shërbim të konsumatorëve 24 orë,

 

-Për çdo masë shtesë që mund të ndërmerret bazuar në vendimet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do njoftoheni me kohë.

 

Close Menu

Kërkesë për riprogramim të borgjit

Çdo konsumator i cili për shkaqe të ndryshme nuk ka mundur ta paguaj borgjin ndaj KRU Prishtina sh.a, mund te bej ri-programimin e borgjit duke plotesuar formularin.

Kërkesa për ri-programim te borgjit bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

KONTRATA MBI PAGESËN E BORXHIT TË VJETËR

 

Kërkesë për kontrollimin e njehsorit

Çdo konsumator mund të bëjë kërkesë për kontrollimin e pikës matëse. Për të realizuar këtë kërkesë konsumatori duhet të dorëzojë kërkesën me shkrim në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Ekipet e autorizuara të KRU Prishtina do të bëjnë kontrollimin në afatin e duhur.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i tarifës nga konsumatori amvisëri në konsumator komercial dhe anasjelltas

Ndërrimi i grupit tarifor bëhet me kërkesën e konsumatorit që duhet të bëhet në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve. Çdo ndërrim i veprimtarisë së objektit, duhet të pasqyrohet me ndërrimin e tarifave për shërbimet e ujit dhe kanalizimit. Ndërrimi i veprimtarisë nënkupton ndërrimin e statusit të konsumatorit nga ai i amvisërisë në komercial dhe anasjelltas, për shkak të rritjes apo zvogëlimit të ujit të angazhuar në objekt.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Mbyllja e llogarisë/ aktivizimi i llogarisë së mbyllur

Derisa e keni shfrytëzuar uji në një objekt dhe keni qenë të regjistruar si konsumator, e ndërkohë më nuk e shfrytëzoni ujin (nuk ju nevojitet), që të ndalet faturimi (vetëm taksa) më tutje dhe kartela të mbyllet, të pasivizohet, Ju duhet të veproni si më poshtë:

– Të vini në sportelet e Shërbimit ndaj Konsumatorëve, të bëni kërkesën me shkrim  për pasivizim të pikës matëse dhe mbyllje të llogarisë, respektivisht për ndërprerje të furnizimit me uje,
– Pagesa e shërbimit për shkyçje,
– Dëftesë – pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i njehsorit, pikës matëse

– Kërkesa me shkrim e konsumatorit për arsyen e ndërrimit të njehsorit. Formulari mund ta shkarkoni këtu, gjithashtu mund të merret edhe sportelet e KRU Prishtina sh.a.
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

FORMULARI I ANKESËS/KËRKESËS SË KONSUMATORIT

Ndërrimi i pronarit, respektivisht ndërrimi i emrit në kartelën e llogarisë

Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit brenda një objekti të pikës matëse, duhet të paraqitet në KRU Prishtina sh.a. Që do të thotë, se shfrytëzuesi i cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet në sportelet e KRU Prishtina sh.a. dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim. Me rastin e shitblerjes së pronave, njëra ndër veprimet që konsumatori i ardhshëm duhet të bëjë, është edhe kontrollimi i detyrimeve të asaj pike matëse që ka ndaj KRU Prishtina sh.a. Pra, duhet të sigurohet kartela e transaksioneve në të cilën figuron se nuk ka asnjë borxh ndaj KRU Prishtina sh.a.
Për t’u bërë ndërrimi i emrit të konsumatorit, duhet të nënshkruhet kontrata e re për furnizim me uje. Ndërsa për ndërrimin e emrit nevojiten dokumentet si në vijim:

Kur ndërrohet pronari-shitblerje:
– Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
– Kopja e kontratës së shitblerjes e vërtetuar në gjyq,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori kërkon ndryshimin e emrit me pjesëtar tjetër të familjes, nevojiten:
– Kërkesa e konsumatorit për ndryshimin e emrit,
– Certifikata familjare dhe deklarata nga konsumatori paraprak (aktual), që me dëshirë kërkon të ndërrohet emri në kartelën e llogarisë,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori aktual lëshon objektin me qira, nevojiten:
– Kërkesa e qiramarrësit për ndryshimin e emrit,
– Certifikata e pronësisë së objektit,
– Kopja e kontratës për dhënien e objektit me qira,
– Certifikata e biznesit e qiramarrësit nëse objekti lëshohet me qira për veprimtari komerciale,
-Dëftesë -pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

Kur konsumatori i evidentuar vdes, nevojiten:
– Kërkesa e anëtarit të familjes së konsumatorit që ka vdekur për ndryshimin e emrit,
– Certifikata familjare dhe certifikata e vdekjes,
– Dëftesë- pagesa që dëshmon pagesën e borxhit në tërësi.

DEKLARATË MBI POSEDUESIN FAKTIK PËR NDRRIMIN E EMRIT TE PRONARIT

Regjistrimi i konsumatorit të ri në KRU Prishtina sh.a.

Që të regjistroheni si konsumator i ri, ju duhet të paraqiteni në sportelet e Shërbimit për Konsumator dhe të plotësoni aplikacionin për lidhje të re. Me vete duhet të keni dokumentin identifikues. Konsumatorët komercialë duhet të sjellin edhe regjistrimin e biznesit. Nga ekipet e KRU Prishtina do të bëhet pranimi teknik. Pastaj do të bëni kërkesën për kyçje dhe të nënshkruani kontratën për furnizim me uje. KRU Prishtina do ta bëjë lidhjen e pikës matëse të konsumatorit brenda 48 orëve prej pranimit të kërkesës për kyçje.

Pas kësaj, konsumatori do të ketë status legal dhe mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat sipas kontratës së nënshkruar për furnizim me uje.

APLIKACION PËR KUSHTE TEKNIKE
APLIKACION PËR KYÇJE
APLIKACION PËR LEGALIZIM TË KYÇJES INDIVIDUALE
APLIKACION PËR LEGALIZIM TË KYÇJES KOLEKTIVE
APLIKACION PËR DHËNJËN E INFORMACIONEVE PËR INFRASTRUKURË

Mbyll Panelin