Intervenimi në gypin e ujit me diametër fi 225 mm në Lipjan,

Lipjan, 23 mars – Gjatë ditës së sotme, në Njësinë Operative të Ujësjellësit në Lipjan janë duke u kryer punime teknike, gjegjësisht intervenim teknik në sanimin e dëmtimit të gypit të ujit me diametër fi 225 mm në rrugën ” Hajredin Bajrami”.
Punimet janë duke vazhduar ende.
Natyra e dëmtimit dhe pozicioni i gypit ka vështirësuar punimet ngase intervenimi nga ekipet mobile po realizohet me kujdes të shtuar për shkak që në zonën e groposjes ka shumë kabllo , rrjet kanalizimi dhe rrjeti atmosferik.
Vlenë të ceket se që nga dita e djeshme e duke vazhduar edhe sot, shkaku i rrjedhjes së ujit nga ky tub ,  banorët e një zone të Lipjanit kanë pasë probleme me furnizim me ujë.
Me sanimin përfundimtar , qytetarët e zonës do të kenë furnizim më të mirë me ujë.
Falënderojmë ekipet mobile për punën e palodhshme por edhe UD e kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi dhe stafin e tij  për vizitat e shpeshta që po ua bëjnë ekipeve të pashembullta!