Punime teknike në komunën e Drenasit, disa orë pa ujë,

Drenas , 3 shkurt – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. njofton konsumatorët e komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme 3 shkurt 2020, mund të hasin në mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit me ujë do zgjasë disa orë. Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit dixhital në gypin kryesorë të furnizimit me ujë për këtë komunë. Ne ofrojmë shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth. Në Drenas u ofrohen shërbime 5156 konsumatorëve.

 

Çdo investim, për mirëqenien tuaj!

Ju falënderojmë për mirëkuptim.