Udhëheqja e Ujësjellësit Rajonal  “ Prishtina ”  takon nënkryetarin e komunës së Fushë Kosovës z. Krasniqi,

Fushë Kosovë , 9 shtator – Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. Betim Berisha së bashku me kryeshefin ekzekutiv Ilir Abdullahu, gjatë ditës së sotme takuan nënkryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi dhe stafin e tij përcjellës të sektorit të shërbimeve publike.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Fushë Kosovës me fshatra, investimet, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore , që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune si zonë operative e shërbimit të KRU,,Prishtina,, sh.a.

Kryesuesi i bordit të drejtorëve, Betim Berisha falënderoi nënkryetarin Krasniqi  për pritjen dhe për mbështetjen e ofruar, lidhur me projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar përkushtimin maksimal të udhëheqjes së tij, kundrejt bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm dhe shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët e zonës në fjalë.

Nga ana tjetër, nënkryetari Krasniqi duke i  përgëzuar për punën që po e bëjnë udhëheqjen aktuale të Ujësjellësit “Prishtina”, u zotua se Komuna e Fushë Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë fuqishëm këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura. Ai poashtu ngriti para kryesuesit të Bordit dhe menxhmentit të ujësjellësit si çështje të rëndësisë së veçantë, zgjerimin e sistemeve të reja për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat Bardh i Madh, Grabovc dhe disa fshatra tjera të kësaj komune .

Kërkesë e udhëheqësisë së ujësjellësit për Komunën e Fushë Kosovës ishte mundësia e gjetjes së një parcele komunale për ndërtimin e një objekti të ri për NJOU Fushë Kosovë, për shkak të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

Përgjatë diskutimeve të njëpasnjëshme, duke u zotuar për përkrahje të dyanshme, u dakorduan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht, si me mbështetje financiare poashtu edhe teknike.