Drenas , 20 gusht – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. ofron shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth. Në Drenas u ofrohen shërbime 5156 konsumatorëve. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë prezent edhe në këtë zonë, ku më së shumti ballafaqohen me infrastrukturën aty ku është e vjetërsuar edhe pse ka pasë dhe do të ketë investime në infrastrukturë ujore. Mesatarja e intervenimeve në sistemin e rrjetit të ujësjellësit është 25 raste brenda një muaji dhe 20 raste të zhbllokimit të pusetave të ujërave të zeza. Në këtë komunë kemi një shtrirje të gjerë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, 115 kilometra rrjet ujësjellësi dhe 34 kilometra rrjet të ujërave të zeza.
Zonat ku ne ofrojmë shërbime janë / Drenas , Pokleku i Ri , Pokleku i vjetër , Shtrubullova , Gllobari , Tersteniku , Çikatova, Dobrosheci, Gllanasella, Komorani dhe Zabeli i Lartë.
Në këtë komunë kemi tre rezervuarë të ujit dhe dy stacione te pompave, ku uji fillestar merret nga kanali i Ibër Lepencit në fshatin Bivolak.
Kemi edhe plane të tjera konkrete zhvillimore për këtë komunë në periudha afatgjate, me ndihmën e CDI-së, ndrrimin e rrjetave të azbest/cimentit.
Keqpërdorimet e ujit në sezonin pranverë / verë janë evidente, apelojmë për kujdes ndaj ujit të pijshëm, rezervat ujore duhet t,i ruajmë  për periudhat vijues
Lajme dhe Ngjarje