Fushë Kosovë , 29 korrik – Njoftojmë konsumatorët e njërës pjesë të Fushë Kosovës gjegjësisht rruga e Pejës, duke filluar nga rrethi i qytetit deri në Bresje (ana e djathtë), se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 16.00 do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!

Lajme dhe Ngjarje