Obiliq, 24 korrik – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim u ofron 8 komunave të Republikës së Kosovës ( 40% të territorit).

Ju njoftojmë sot për Njësinë Operative të Ujësjellësit në Obiliq.

Kompania u ofron shërbime 6.300 konsumatorëve, qytetit të Obiliqit, 14 fshatrave përreth, 3 fshatrave të Prishtinës dhe 2 fshatra të rajonit të Vushtrrisë.

Si infrastrukturë e përgjithshme e ujësjellësit dhe kanalizimit, ekzistojnë mbi 150 kilometra rrjet i ujësjellësit dhe mbi 100 kilometra rrjet të ujërave të zeza.

Kemi një rezervuar në qytetin e Obiliqit dhe një stacion të pompave në Palaj.

Ofrimi i shërbimeve bëhet në këto fshatra/ qyteti i Obiliqit, Kozaricë, Brezhnicë, Miloshevë, Barilevë, Drenovc, Besi, Bakshi, Raskovë, Lulegjaku( ish Llazarevë),Mazgit, Shkabaj, Dardhishtë, Plemetin, Prilluzhë, Stanoc I ulët, Hamidi, Lajthishtë, Sibovc dhe fshati Hade.

Apelojmë te konsumatorët e zonave të lartëcekura që të kryejnë të gjitha obligimet e tyre financiare ndaj shërbimeve ujësjellës e kanalizim dhe në të njejtën kohë që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrë të drejtë.

Poashtu, Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq deri më tash ka dërguar te Përmbaruesit Privat rreth 200 lëndë të konsumatorëve të cilët nuk iu janë përmbajtë marrëveshjes kontraktuale të dalur nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe të konsumatorëve që kanë borxhe të larta ndaj shërbimeve tona.

Paguani dhe kurseni ujin e pijshëm, që ta keni rregullisht në krojet tuaja!

Ne kujdesemi për shërbimet e ofruara!

Lajme dhe Ngjarje