Prishtinë , 23 korrik – Bordi i Drejtorëve të Kompanisë  Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. në përbërje të Betim Berisha / kryesues dhe Bajram Jashari /anëtarë, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefin Kujtim Xhelili dhe zyrtarin kryesor financiar Sokol Duraku, gjatë ditës së sotme zgjodhën të vizitojnë Fabrikën e Trajtimit të Ujit në Shkabaj. Drejtorët e bordit të ujësjellësit të Prishtinës u njoftuan më për së afërmi me fabrikën më të re të ujit të pijshëm në Republikën e Kosovës, gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Komunat në të cilat ofrojmë shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, bashkërendimin e investimeve, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” , që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve ndaj konsumatorëve të tetë komunave.

Ndër të tjerash, ata u zotuan se me të gjitha kapacitetet e tyre profesionale do të jenë mbështetësit kryesorë në realizimin e objektivave të kompanisë, që ndërlidhen direkt me përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, filluar nga furnizimi me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë dhe cilësia e ujit bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kyçja e vendbanimeve të reja në sistem ujësjellësi dhe kanalizimi, mënyra të lehta procesuese në pagesat e shërbimeve, intervenime të shpejta në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, vendosje e infrastrukturës së re të ujësjellësit, etj.

Mesazhi i tyre drejtuar konsumatorëve ishte mjaft i qartë/

–              Paguani rregullisht faturat e ujësjellësit dhe kanalizimit,

–              Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, mos e shpërdoroni.

–              Ne ju garantojmë shërbime gjithnjë e më cilësore.

Lajme dhe Ngjarje