KRU ”Prishtina” sh.a. dita ditës është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës e kanalizim , andaj  apelojmë te të gjithë konsumatorët në gjithsej tetë komunat që,:

1.T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbime të ujësjellësit e kanalizimit,

2.Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramim borxhi, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar me pajtimin e të dyja palëve ( në të kundërtën u rikthehet borxhi i falur sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike).

Paguani për shërbimet e ofruara nga ana jonë, ne do të kujdesemi për çasjen tuaj në ujësjellës e kanalizim!

Faleminderit për pagesat ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit!

Njoftim për konsumatorë