Prishtinë, 10 shtator – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e lagjes ,, Kalabria,, në Prishtinë se, sot duke filluar nga ora 23.00 e deri në orën 06.00 të mëngjesit të ditës së nesërme , gjithsej 7 orë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit ( pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku testimi, kemi zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm.

Ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ujësjellësit të cilat u ofrohen konsumatorëve tanë.

Faleminderit për mirëkuptim!

Lajme dhe Ngjarje