Prishtinë, 2 gusht –  Linjat e Kanalizimit ( ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara. Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta ( Atmosferike dhe Fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu. Përderisa qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që Komuna e Prishtinës të intervenoj edhe në infrastrukturën ekzistuese gjë që nuk është bërë prandaj,  kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit . Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime ( riparim ,  puseta ,  debllokime ) në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi i takon vetëm Komunës. Me Komunën e Prishtinës jemi në kontakte të përditshme rreth këtyre çështjeve, konkretisht me drejtorinë për Investime Kapitale, ku në disa raste janë bashkërenduar veprimet për zgjidhje të disa rasteve më problematike. Në bazë të takimeve të fundit me përfaqësuesit e tyre, na është konfirmuar që për këtë vit, nuk kanë më shumë linja buxhetore për investime në ndërrime rrjetash të kanalizimeve por bashkërisht do të ulemi dhe do i trajtojmë projektet për vitin vijues, me qëllim që të japim një zgjidhje sa më të mirë për problemet me vërshime qe janë shpeshtuar pas reshjeve te shumta gjatë këtij muaji.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të KRU,,Prishtina,, sh.a. janë të gatshëm çdoherë që tu dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me debllokime të pusetave të ujërave fekale.

Ju ftojmë për bashkëpunim!

Lajme dhe Ngjarje