Prishtinë, 1 gusht  – KRU ” Prishtina ” sh.a.  /  Departamenti për Konsumatorë njofton përsëri të gjithë konsumatorët në qytetin e Prishtinës se, duke filluar nga dita e data 18 korrik 2018 dhe duke vazhduar deri me 1 shtator 2018 , do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes ( sportelin qëndror në KRU,,Prishtina,,sh.a. dhe të gjitha arkat në qytet) edhe për 2 orë të tjera. Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë – premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë).

Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkëatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.

Përveq pagesave që mund të bëjnë në pikat e shitjes, atyre u ofrohen edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa , lexim të ujëmatësve etj.

Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e 60 /ta  e deri në ditët e sotme të lirisë.

Andaj, për t,iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, ne do e zgjasim orarin e punës në pikat e shitjes ( arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin tonë të departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë.

KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në kryerjen e obligimeve financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t,i shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht shkyçjes nga shërbimet.

Faleminderit për bashkëpunim!

Lajme dhe Ngjarje