Prishtinë, 17 qershor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës ,, Fehmi Agani ,, , konsumatorët e lagjes” Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetain e Prishtinës se, gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018 e hënë, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Faleminderit për mirëkuptim!

Njoftim për konsumatorë