Ky fshat i Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e fshatit Lebanë të komunës së Prishtinës se, aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, deri ditën e nesërme në orën 12:00.

Ndërprerjen të furnizimit me ujë të pijshëm e kanë që nga dita e sotme e orëve të hershme të mëngjesit.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë fshat është dëmtimi i gypit me diametër fi 90 mm.

Për shkak të natyrës më të rëndë dëmtuese edhe sanimi është duke zgjatë më shumë, krahasuar me raste të tjera të dëmtimit të gypave.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që furnizimi me ujë sa më shpejtë të i’u rikthehet konsumatorëve të fshatit Lebanë.

Banka Botërore me mision identifikues të projekteve investive në ujësjellësin e Prishtinës,

 Prishtinë, 17 janar – Përfaqësues të Bankës Botërore gjatë ditës së sotme qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sha.

Në takim morën pjesë, Susanna Smets / specialiste për ujë dhe ujëra të zeza nga Banka Botërore , Bekim Imeri / specialist për zhvillim social, poashtu nga Banka Botërore si dhe kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu me stafin e tij përcjellës.

Qëllimi i këtij takimi me përfaqësues të Bankës Botërore si partnerë shumë të rëndësishëm strategjik për sektorin e ujit, ishte diskutimi i projektit të Bankës Botërore për identifikimin e investimeve potenciale afatgjate në KRU,,Prishtina,,.

Ujësjellësi i Prishtinës shpalosi projektpropozimet e saj në fushat më të nevojshme për investime siç janë, zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale (dorëzoj kërkesën për studim fizibiliteti për menaxhimin e presionit), ruajtja dhe menaxhimi i resurseve ujore si dhe kursimi i shpenzimeve të energjisë elektrike përmes investimeve në ndërtimin e paneleve solare që do të ulte shpenzimet operative si rezultat i kostos së lartë të energjisë elektrike.

Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv paraqiti para Bankës Botërore studimin e fizibilitetit me arsyeshmëritë e ngritjes së Impianteve Energjetike Fotovoltaike në tre zona të shërbimit (Shkabaj, Albanik, Selia Qëndrore) planet konkrete zhvillimore në reduktimin e humbjeve të ujit të pafaturuar si dhe diskutoi rreth furnizimit me ujë të zonave rurale, me theks të veqantë rreth nevojave për ujë të pijshëm dhe ujitje në zonat me resurse ujore të pakta. Një studim fizibiliteti ishte  hartuar vitin e kaluar nga Komuna e Drenasit për  ndërtimin e akumulacionit si dhe nevojat për investime të Imipanteve të trajtimit të ujërave të zeza për mbrojtjen e lumit Drenica dhe ujërave nëntokësore në ato zona.

Ndër të tjera, kryeshefi Abdullahu  falënderoi Bankën Botërore si partner stategjik për misionin e tyre në identifikimin dhe përkrahjen e projekteve investive dhe afatgjate për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës. Banka Botërore u zotua se projektpropozimet  do t,i diskutoj në komitetet e tyre teknike.

KRU,,Prishtina,, reagon ndaj portalit Lajmi.net lidhur me dhënien e  informacionit se në lagjen ,,4 Llullat,, në Prishtinë, nga rubinetet e konsumatorëve rrjedhë ujë i zi.

KRU,,Prishtina,, reagon ndaj portalit Lajmi.net lidhur me informacionin se në lagjen 4 Llullat, nga rubinetet e konsumatorëve rrjedhë ujë i zi/turbullt.

Së pari, përveç fotos dhe emërtimit të lagjes 4 Llulla, nuk ka asnjë informacion tjetër për vërtetimin e rastit, pavarësisht kërkesës sonë ndaj gazetares së portalit në fjalë.

E vërteta është se, më datë 13/01/2019 kur është intervenuar në sanimin e tubacionit në rrugën kryesore përballë Kuvendit të Kosovës, ditën e diel, ku lagja ,,4 Llullat,, ka mbetur pa ujë të pijshëm për disa orë, dhe pas intervenimit të tubacionit dhe lëshimit të ujit, për pak sekonda është mundësia e rrjedhjes së ujit të turbullt si pasojë e intervenimit në tub.

Lusim konsumatorët, që nëse hasin në probleme të tilla momentale të lajmërohen fillimisht në KRU,,Prishtina,, në mënyrë të gjetjes së shkaktarit nga ana jonë, sepse ne jemi ata që obligohemi t,i furnizojmë qytetarët me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë kanë dalë në zonën në fjalë për të kontrolluar rrjetin, pasi që nuk na është dhënë ndonjë adresë e saktë.

Kështu që, në zonën te 4 Llullat, nuk kemi hasë te asnjë konsumatorë të ketë ujë të zi që del nga rubinetet e tyre.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e qytetit të Prishtinës dhe komunat e tjera në të cilat operon, se përveq furnizimit me ujë të pijshëm që tashmë është 24 h pa ndërprerë edhe cilësia e tij është e lartë, gjë që e dëshmojnë më së miri edhe mostrat e mara dhe analizat fiziko kimike dhe bakteriologjike në laboratorin e KRU,, Prishtina ,, sh.a.

Kujdes i veqantë i kushtohet cilësisë së ujit nga Departamenti përkatës dhe se gjithçka monitorohet  24 h pa ndërprerë.

Rastet si te 4 llullat mund të ndodhin për dy arsye,

  1. Punime të lokalizuara nga vet komuniteti, pa paralajmërime dhe,
  2. Punime të planifikuara teknike nga ekipet e KRU,,Prishtina,, sh.a., të cilën e sqaruam më lartë.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!

Delegacion i Thesarit nga Qeveria Franceze vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,,

Prishtinë, 15 janar – Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan një delegacion i gjerë i Thesarit nga Qeveria Franceze.

Në takimin që u mbajt sot në drejtorinë e KRU,, Prishtina ,, morën pjesë kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe stafi menaxherial ndërsa nga Pala Franceze të pranishëm ishin, Bruno Rakjedian / Kryesues i Njësisë nga Sekretariati Gjeneral, Florence Dobelle / Kryesuese e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Fabien Mainguy/ Lider i Ekipës për Ujë dhe Kanalizime nga Agjencioni Francez për Zhvillim, Joseph Giustiniani / Atashe për Bashkëpunim nga Ambasada Franceze në Republikën e Kosovës dhe përfaqësues të tjerë francez.

Tema e kësaj tryeze të rrumbullakët ishte Imianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Me theks të veqantë u diskutua roli dhe kontributi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, drejtë fazave fillestare për implementimin e këtij projekti gjigant, si çështjet teknike që kanë të bëjnë me realizimin e këtij projekti me sa më pak pengesa gjatë rrugëtimit, shpronësimet, shpenzimet operative, kolektorët kryesorë, çështjet financiare, mundësia e kyçjeve të banimeve të reja për shkak të zhvillimeve të mëdha kohëve të fundit.

KRU ,,Prishtina,, sh.a. do të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në implementimin e këtij projekti pasi që do të menaxhon me të dhe se, Njësia Implementuese e Projektit do të vendoset në këtë kompani.

Ilir Abdullahu kryeshef ekzekutiv dhe njëherësh edhe pjesë e Komitetit Drejtues të këtij projekti tha se, ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU,,Prishtina,, dhe me doemos duhet realizuar sa më mirë dhe në kohë.

Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10.00,

Podujevë, 15 janar – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a.  njofton konsumatorët e qytetit të Podujevës se, që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.

Punimet teknike do të zhvillohen për t,i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.

Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e qytetit të Podujevës!

(Serbian) Podujevo će ostati bez vode za piće od 10.00

Podujevo, 15. januar – Regionalna vodovodna kompanija “Priština” ad . informiše potrošače Podujeva da će od 10 časova ujutro ostati bez pitke vode.

Razlozi za prekid vode za ceo grad Podujevo, su tehnički radovi na cevi sa 400 mm u prečniku u selu Surkish.

Biće razvijeni tehnički radovi kako bi se spriječilo nedavno curenje cijevnih lijevaka.

Rehabilitacija greška u cevi 400 mm će biti završen u toku dana

Takve intervencije u primarnoj i sekundarnoj mreži provode se u cilju poboljšanja usluga infrastrukture za vodosnabdijevanje potrošača.

Tražimo razumevanje od kupaca grada Podujeva!

Gëzuar Viti i Ri 2019!

Viti i Ri , kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë ne. Familja, miqtë dhe kolegët bëhen edhe më të dashur, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri.U jemi afruar sekondave të parë të vitit 2019, bota do të bëhet vend më i bukur-pikërisht nga buzëqeshjet dhe urimet më të mira që njerëzit ndajnë me njëri tjetrin.Viti i Ri shënon një fillim të ri, çdo fund ka një fillim. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë e patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje do ta arrish me doemos çdo gjë që ti ke dëshiruar.Urojmë që Viti 2019 të jetë vit i realizimit të shpresave dhe aspiratave të reja, urojmë që Viti 2019 t,iu jap forcë secilit për të përballuar sfidat e jetës. Pas me të vjetrën, përpara me të renë dhe gjithçka në këtë mes qoftë e lumtur për ju!

Gëzuar 2019!

Ujësjellësi ”Prishtina” në takim me përfaqësues të mediave,

Prishtinë, 21 dhjetor  –  Zyrtarë të lartë të Kompanisë Rajonale të  Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. u takuan me përfaqësues të mediave elektronike dhe të shkruara , drejtorë të informacionit, kryeredaktorë, redaktorë dhe gazetarë.

Takimi u mbajt në objektin e Fabrikës së Trajtimit të Ujit në “Shkabaj”.

Në këtë tryezë të rrumbullakët u diskutua për shumë çështje që ndërlidhen me shërbimet dhe veprimtarinë e ndërmarrjes, sfidat, përparësitë, planet konkrete zhvillimore për vitin 2019, investimet kapitale, buxheti, konsumatori  dhe borxhet, shërbimet e furnizimit me ujë dhe sistemi i kanalizimit, humbjet teknike dhe komerciale, tarifat e ujit për tre vitet e ardhshme, rezervat e burimeve ujore, duke u sqaruar atyre se Kompania aktualisht po qëndron mjaft mirë teknikisht dhe financiarisht.

Përgjatë takimit, pati edhe pyetje të shumta nga ana e tyre, me çrast interesimi i tyre ishte i fokusuar më shumë në rezervat ujore, borxhet e konsumatorëve, tarifat e shërbimeve dhe furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

Pas takimit, drejtuesit e Ujësjellësit të Prishtinës i shoqëruan gazetarët nëpër të gjitha ambientet e Fabrikës së Ujit në “Shkabaj” për t’iu treguar më për së afërmi mënyrën e funksionimit të saj.

Ujësjellësi sqaron se pse s’ka ujë

Që nga orët e paradites, një pjesë e lagjes Dardania dhe ajo e Lakërishtës në kryeqytet kanë mungesë të ujit të pijshëm

Që nga ora 10 e mëngjesit e ditës së sotme, një pjesë e madhe e Lagjes Dardania dhe banesat e Tregtisë në Lagjen Lakrishte kanë mungesë të ujit të pijshëm, dhe që vazhdon të mos ketë ujë. Për këtë arsye, zyrtarët e lartë janë në terren që të shohin për së afërmi se ku ndodhet problemi, por ende nuk e kemi gjetë. Në këtë rast është edhe mundësia që dikush të ketë manipuluar me ndonjë nga valvulat e rrjetit të ujësjellësit.