Amiri GashiAmir GASHI, u emërua në pozitën e Kryesues të Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.
Z. Gashi është i diplomuar në Fakultetin Jurdik të Universitetit të Prishtinës në programin 4 vjeçar të studimeve themelore në vitin 2005.
Ka përfunduar provimet e programit Master pranë këtij Fakulteti në drejtimin “E drejta ndërkombëtare” dhe tani është në mbrojtje të temës së tij Master.Nga Gusht i vitit 2012 deri tani vazhdon të punojë si Jurist i Kompanisë së Sigurimeve Sigkos sh.a.
Nga Nëntori i vitit 2006 deri në Gusht të vitit 2012 ka punuar si Menaxher i Lartë i kësaj kompanie për rajonin e Prishtinës, Fushe Kosovës, Lipjanit, Komoranit, e Podujevës.
Z.Gashi ka lindur në Prishtinë me 02.06.1977, është i martuar ka dy fëmijë.


SONY DSC

Shuajb MEHMETI, u emërua anëtar i Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.
Z. Mehmeti ka lindur më 08.04.1960 në Prishtinë. Diplomuar në Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Ekonomija e Ndërmarrjes.
Nga viti 1980 punon në Korporaten Energjetike të Kosovës, si Analist Buxheti.Prej vitit 2011-14 ka ushtruar detyrën e Kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në Kompanin Rexhionale te Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë. Ka ndjekur trajnimet për Kontabilitet në modulet:Kontabilitet Financiar,SKK,Analizat Financiare,Sistemi Tatimor,Deklaratat e Tatim Fitim. Si dhe trajnimet në Legjislacionin e Ndërmarrjet Publike.


   

Ilir REXHEPI

Dr.sc. Ilir REXHEPI, u emërua anëtar i Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina” sh.a me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 në datën 30.10.2015.

Dr.sc. Ilir REXHEPI u lind më 12 Prill 1977 në Bujanoc. Është i martuar me znj. Lindita Osaj, ka dy djem Oniks-in dhe Noend-in dhe jeton në Prishtinë.Karrierën profesionale dhe atë menaxheriale e filloi në OJQ-në Britanike “Aid for Aid UK” si zëvendës drejtor i përgjithshëm, dhe në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Film City në Prishtinë si Menaxher Ekzekutiv, në vitin 2000.Që nga themelimi i institucioneve të përkohshme vetë qeverisëse në Kosovë në vitin 2000 e deri në vitin 2007, Dr.sc. z. REXHEPI punoi fillimisht si Menaxher i Resurseve Njerëzore dhe pastaj si drejtor i departamentit të administratës së përgjithshme në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Nga viti 2006 deri ne vitin 2008 z Rexhepi ishte emëruar nga Qeveria e atëhershme e Kosovës si anëtar i Grupit të Ekspertëve për Reformën e Administratës Publike në Kosovë. Meqë në vitin 2007 z Rexhepi fitoi bursën nga German Rectors’ Conference (HRK) në Bonn për studime të magjistraturës në Bucharest University of Economic Studies (http://www.ase.ro/index_en.asp) ai dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të departamentit në Ministri, në Mars të vitit 2007.Paralelisht me studimet e magjistraturës z Rexhepi ka ndjekur një mori të programeve zhvillimore intensive profesionale në Institute dhe Institucione të rëndësishme ndërkombëtare nga të cilat u kualifikua si Menaxher i Cilësisë dhe Auditor i brendshëm sipas Standardeve Ndërkombëtare ISO 9001:2015, nga Organizata Gjermane e Cilësisë (Deutsche Gesellschaft für Qualität); http://www.dgq.de, respektivisht Organizata Evropiane e Cilësisë (European Organization for Quality) http://www.eoq.org. Pas mbarimit të programeve intensive zhvillimore të financuara nga Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim (EBRD) Dr.sc  Rexhepi arriti të kualifikohet dhe akreditohet nga trupa certifikuese Bureau Veritas me seli në Paris, Francë (www.bureauveritas.com) si Auditor i Jashtëm (Lead Auditor) sipas standardeve ndërkombëtare ISO 19011:2015 si dhe Konsulent i çertifikuar në sferën Menaxheriale – CMC nga ICMCI, në New York, USA; http://www.icmci.org. Ai gjithashtu u kualifikua dhe certifikua si Konsulent në fushën e Marketingut – CME nga Sales and Marketing Executives International, USA, http://www.smei.org. Që nga viti 2007 pas kualifikimit relevant ndërkombëtar u bë anëtar i Institutit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Projekteve (PMI), me seli në New York, https://www.pmi.org. Që nga viti 2007 pasi ndoqi studimet intensive zhvillimore përkatëse u kualifikua si Trajner ndërkombëtar për shitje, marketing dhe planifikim strategjik në WI-FI INTERNATIONAL, në Viene, Austri, http://www.wifi.at. Me të mbaruar programin zhvillimor intensiv dy vjeçar Dr.sc. Rexhepi u kualifikua dhe certifikua si Trainer ne sferën e Menaxhimit të Resurseve Njerëzore, Menaxhimit Publik dhe Shërbimit Civil nga Qendra për Menaxhim dhe Studime Politike, në Londër, Angli, dhe më pas për vite të tëra shërbeu si trajner i Institutit Kosovar për Administratë Publike, përmes së cilit në sferën e menaxhimit të resurseve njerëzore dhe Menaxhimit të Shërbimit Civil zhvilloi programe trajnuese për një mori të zyrtarëve publik deri në vitin 2007. Në vazhdën e zhvillimit të tij professional ai u kualifikua dhe certifikua në shumë sfera menaxheriale si udhëheqje, menaxhim të konflikteve, menaxhim të projekteve, menaxhim të administratës publike, planifikim të investimeve dhe modelime financiare në institucione të ndryshme evropiane me renome ndërkombëtare si Scula Superiore dell’Amministrazione dell’Interno në Romë, Itali, në Universitetin e Lubljanës në Fakultetin e Administratës në Ljublanë Slloveni, në Institutin Europian për Administratë Publike në Maastricht, Holandë etj.Dr.sc Ilir REXHEPI aktualishtë është anëtar i organizatave të shumta profesionale ndërkombëtare si p.sh: në Institutin për Menaxhimin e Projekteve, USA, Sales and Marketing Executives (SME), USA; ICMCI, USA; European Organization for Quality, NISPAcee,Që nga viti 2008 z Rexhepi punoi si ekspert i GIZ-it në cilësinë e këshilltarit për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës deri në vitin 2011. Në ndërkohë themeloi Institutin Kosovar për Menaxhim (www.kmi-rks.com) dhe përmes tij zhvilloi dhe menaxhoi një mori të projekteve zhvillimore për institucione të ndryshme publike qendrore e lokale dhe organizata vendore e ndërkombëtare përfshirë Komisionin Evropian, GIZ, BERZH-in, DANIDA, IFES, Global Fund, LUX, IPA etj.

Në vitin 2009 Dr.sc. REXHEPI ishte zgjedhur nga komuniteti i biznesit anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Odës Ekonomike të Kosovës me mandat 4 vjeçar.Që nga viti 2012, Dr.sc. Ilir REXHEPI punon si ligjërues i lëndeve Menaxhim i Projekteve, Menaxhim Strategjik dhe Qeverisje të Korporatave ne Universitetin AAB, respektivisht në Fakultetin Ekonomik (www.aab-edu.net).

Në përgjithësi, Dr.sc  REXHEPI ka eksperiencë mbi 16 vjeqare në pozita Menaxheriale, edukim jo formal dhe konsulencë zhvillimore, menaxheriale në Institucione të ndryshme publike qendrore, lokale, organizata e biznese ndërkombëtare dhe vendore. Gjithashtu ai përgjatë 16 viteve të fundit ka hartuar, menaxhuar si Menaxher i Projekteve dhe ekzekutuar në cilësinë e ekspertit një mori projektesh zhvillimore dhe të ngritjes së kapaciteteve funksionale e profesionale në nivel vendor e nderkombetar, perfshire projektet e financuara nga fondet e IPA-s, EBRD-s, Komisionit Europian, Bankes Botërore, GIZ-it, KFOR-it, USAID-it, Fondit Global dhe Institucionet e Republikës së Kosovës.

Dr.sc. Rexhepi, gjate karrierës se tijë ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca shkencore, vendore e ndërkombëtare dhe ka publikuar mbi 15 artikuj shkencor nga sfera e Menaxhimit në revista prestigjioze shkencore ndërkombëtare (Italiane e Angleze) me impakt faktor.

Aktualisht Dr.sc Rexhepi  ka mbaruar studimet e doktoraturës pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranë,në Tiranë,Shqipëri,duke marrë titullin Doktor i Shkencave Ekonomike në profilin Menaxhim. 


Ardian SylaArdian Syla, u emërua anëtar i Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.
Ardian Syla u lind më 09 dhjetor 1984 në Prishtinë.
Z. Syla është ekonomist diplomuar, Master i Shkencave në Banka, Financa dhe Investime ne Universiteti e Sheffield / City College-Affiliated International Faculty.
Qe nga 01 janar 2013 ka ze vendin e studimeve si student i doktoratues ne Universitetit te Sheffield, tani është në mbrojtje të doktoratues ne programin Fiscal Policy and its effect on Kosovo’s economic growth (an empirical investigation)
Karrierën profesionale e filloi në Hotel Victory ne vitin 2005 per te vazhduar ne Universitetin Victory ne vitin 2006 deri ne perfundim te vitit 2009, nga viti 2010 deri ne vitin 2011 si Menaxher i Zyres prane VIP Travel, me pas nga viti 2011 deri ne perfudim te viti 2014 si Projekt Manager prane E-Project sh.p.k,
Që nga fundi i vitit 2008, punon ne Qendra per Politika Publike, Hulumtime ne fushen e ekonomise, biznesit, banka dhe financa dhe sektoreve tjere privat ku edhe vazhdon të kontribuoj.


Driton GerxhaliuDriton GËRXHALIU, u emërua anëtar i Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.
Driton Gërxhaliu u lind më 9 tetor 1985 në Prishtinë. Është i martuar me znj. Albulena dhe jeton ne Prishtinë.
Karrierën profesionale e filloi në Bankën Kreditore të Prishtinës në Deprtamentin e Financave dhe Pagesave në vitin 2005.
Nga fillimi i vitit 2007 e deri në përfundim të vitit 2012 punoi në Bankën Ekonomike sh.a. për 6 vite rresht. Fillimisht në Departamentin e Teknologjisë Informative në cilësi të administratorit, më pas në sektorin e kreditimin dhe me tutje si Menaxher Regjional. Gjatë kësaj periudhe ka pasur rol aktiv në rritjen e të hyrave , hartimin e politikave dhe proceseve zhvilluese në bankë, për çka edhe është vlerësuar nga Bordi menaxhues për produktivitet për disa vite rresht.
Që nga fundi i vitit 2012, punon ne kompanin Eurkoha në cilësi të Konsulentit të Biznesit dhe Projekteve ku edhe vazhdon të kontribuoj.
Më 30 tetor të vitit 2015 emërohet Anëtarë i Bordit të Drejtorëve në KUR Prishtina sh.a.
Driton Gërxhaliu ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Bankë, Financa dhe Kontabilitet. Ka përfunduar një varg trajnimesh dhe çertifikimesh në sektorin e TeknoIogjisë Informative, menaxhimin e projekteve, menaxhmentin financiar dhe administrimin e biznesit.


hasan-zeqiri

Hasan ZEQIRI– u emëru anëtar I Bordit të Drejtorëve të KUR “Prishtina” SHA me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56,më datën 30.10.2015.

Hasan Zeqiri u lind me 23.07.1956 në fshatin Hallaq I madhe –komuna e Lipjanit . Ka përfunduar fakultetin ekonomik në drejtimin makro-ekonomi në universitetin e Prishtinës  që nga viti 1979 .Ka punuar si profesor i lëndës ekonomike në shkollen e mesme në Lipjan.Pas lufës ka punuar në komunën e Lipjanit:1999-2001-si shef i sektorit per buxhet,2002-2004-inspektor biznesi të  komunës,2005-2007-bashkëpunëtor profesional I kryeshefit ekzekutiv te komunës,2008-2010-zyrtar qertifikues I komunës,2011-2013-analist I buxhetit.Në vitin  2014-punoi si shef i protokollit në zyren e kryetarit të komunës.

Ka përfunduar një varg trajnimesh dhe qertifikimesh në menaxhimin financiar dhe administrative per komuna.