Menaxhmenti i KUR “Prishtina” sh.a. i përkrahur nga palët e interesit (Bordi i Drejtorëve- aksionari, ZRRUK-u, administratat komunale,Policia e Kosovës, donatorët,institucionet financiare – kredidhënëse, konsumatorët etj) dhe me ndihmën e të gjithë punëmarrësve kanë për motiv furnizimin cilësor dhe sasior me ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura.
Ofrimi i shërbimeve kualitative dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare është synimi aktual dhe për të ardhmen e Kompanisë.Prioritetet e percaktura edhe në Planet paraprake janë në rrugë të mirë të përmirsimit megjithatë nuk është arritur rezultati i dëshirueshëm.Të vetëdijshëm se në kushtet e tanishme(sidomos furnizimi pa ndërprerë me shërbime të ujit) kjo është e pamundur,do të vihen në
dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe financiare drejt përmbushjes së qëllimeve:
Së pari-minimizimin e humbjeve teknike
Së dyti-eliminimin në tërësi të humbjeve administrative të ujit
Së treti- maksimalizimi i të gjitha aktivitetet lidhur me rritjen e shkallës së arkëtimit.
Prandaj mbi bazën e qëllimeve të specifikuar më lartë parapërcaktohet prioriteti:
Zvogëlimii sasisë së ujit të pa faturuar si dhe rritja e vlerës së pagesave të konsumatorëve për shërbimet me qëllim të rritjes së qëndrueshmërisë financiare.Përmes aktiviteteve të rëndomta operative dhe financiare në të ardhmen do të krijohen kushte të favorshme për rritjen e nivelit të investimeve nga burimet vetjake.Përafrimi i përmbushjes së një vizioni tillë do të krijojë parakushte më të mira përbashkëfinancimet e investime nga donatorët , bankat dhe institucionet tjera financiare.

Misioni i KUR ”PRISHTINA” sh.a. i përcaktuar në këtë Plan të Biznesit :
Furnizimi me ujë të pijes në pajtim m standardet e OBSH-së
Maksimalizimi i kohës së furnizimit,
Largimi i ujërave të ndotura,
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë të për fokus konsumatorin me të
gjitha përfitimet dhe rreziqet
Të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe qasje në shërbim:
Pa diskriminim racor,
Pa diskriminim në përkatësinë religjioze,
Pa diskriminim në përkatësinë kombëtare,
Pa diskriminim në përkatësinë gjinore etj.
Duke përmbushur këtë “mision” do të bëhet e mundur sigurimi vetë qëndrueshmërinë,
me qëllimin e fundit që të sigurojë shërbime cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me
standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Qasja në afarizmin e Kompanisë do të jetë transparente, e bazuar në dispozitat ligjore.
Kjo transparencë do të bëhet në bashkëpunim me palët e interesit:
Punëmarrësit,
Bordin e Drejtorëve përkatësisht Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik,
Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Zyrën Rregullative për Ujë dhe Mbeturina
Konsumatorët ( të organizuar në komisione,shoqata etj).
Donatoret ,
Institucionet financiare etj.