Ujesjellesii i vjeterHistoriku i Ujësjellësit është ngushtë i lidhur me historikun e Prishtinës–kryeqytetit të Kosovës dhe vendbanimeve që gravitojnë afër kryeqendrës. Gjithmonë duhet të potencohet se pas luftës së Kosovës (1998-1999) kompania i është nënshtruar procesit të konsolidimit përkatësisht regjionalizimit ku tani shtrinë aktivitetin ne gjithe territorin e Kosovës qendrore.
Furnizimi me ujë i Prishtinës daton që nga kohët e hershme nga burimet natyrale të Gërmisë kurse më vonë nga puset në Kolevicë.Prishtina në vitin 1961-ta kishte 38.593 banorë. Në këtë vit fillon shfrytëzimi i liqenit akumulues të Badovcit për furnizimin e qytetit të Prishtinës dhe rrethinës me ujë të pijes.Nga vitet 1979 paralelisht me rritjen e zhvillimeve urbanistike në qytetin e Prishtinës
dhe rrethinës fillon edhe rritja e kërkesave për ujë të pijes dhe largimin e ujërave të ndotura e çka arrihet të shtohen sasitë e ujit të pijes me burimin nga liqeni i Batllavës ,burimeve nëntokësore në Fushë Kosovë dhe Obiliq për të investuar edhe në rrjetin shpërndarës të ujit të pijes dhe ujërave të zeza.Pas luftës së vitit 1998-99 Ujësjellësi Rajonal “Batllava” i nënshtrohet një transformimi dhe konsolidimi regjional. Në vitin 2007 përfundimisht shndërrohet në shoqëri aksionare me emërtimin:
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”-shoqëria aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve në komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan,Podujevë , Gllogoc,Graqanicë dhe Vushtri.
Tanimë Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe ujit në Kosovë.Shërbimet e ujit të pijes dhe ujërave të zeza u ofrohen rreth 40% të popullatës së Kosovës të kyçura në këto shërbime.