Mënyra e pagesës për sherbimet e ofruara për Konsumatorët e KUR”Prishtina”sh,a.

Konsumatorë të nderuar :

• Për të bërë pagesen e sherbimeve te ofruara nga KUR”Prishtina”sh,a në vijim keni sqarime konkrete.

Sportelet e KUR”Prishtina”sh,a
Për të bërë pagesën e ujit në sportelet e KUR”Prishtina”sh,a, ju duhet të keni me vete faturën.

Sistemi Kos-Giro
Pagesa bëhet në sportelet e të gjitha bankave në Kosovë, por gjithmonë duke pasur me vete faturën e ujit. Në çdo faturë është edhe pjesa për pagesën Kos-giro, që mund të shkëputet shumë lehtë nga fatura. http://www.bqk-kos.org/?cid=1,59

Debitimi Direkt
Kjo mënyrë e pagesës është e lehtë, e shpejtë dhe e sigurt për kryerjen e obligimeve, me ç’rast konsumatori kursen kohën dhe i ka nën kontroll pagesat e veta, si dhe u shmanget pritjeve të gjata.
Konsumatori i cili është i interesuar t’i kryejë pagesat përmes Debitimit Direkt, duhet të nënshkruajë autorizimin në kompani (KUR”Prishtina”sh,a), në drejtorinë e KUR”Prishtina”sh,a sherbimi me konsumatorë. Për të bërë autorizimin për Debitim Direkt, konsumatori duhet të ketë me vete një faturë për ujin e shpenzuar, numrin e xhirollogarisë si dhe letërnjoftimin. Autorizimin duhet ta nënshkruajë personi i cili është i autorizuar në xhirollogari. Përveç faturës që merr, përparësi tjetër është edhe njoftimi për vlerën e faturës përmes e-mailit për çdo muaj, së paku 7 ditë para datës së debitimit.
Gjatë këtyre 7 ditëve në dispozicion, në rast të ndonjë ankese apo mospajtimi eventual me gjendjen e faturës, konsumatori mund ta kontaktojë personin përgjegjës për Debitim Direkt.
Për transferin e mjeteve në xhirollogarinë e KUR”Prishtina”sh,a, konsumatori paguan vetëm vlerën e faturës, ndërsa shërbimin për transfer e paguan KUR”Prishtina”sh,a sipas marrëveshjes që ka me të gjitha bankat.

• Në sportelet e Western Union-Union Net dhe ne te gjitha institucionet mikrofinanciare qe merren me sherbimin e pagesave
Pagesa bëhet në të gjitha sportelet e institucioneve mikro financiare, por gjithmonë duke pasur me vete faturën e ujit.