Çdo ndërrim i të dhënave të shfrytëzuesit të ujit të pijshëm brenda një objekti, duhet të paraqitet në KURP. Shfrytëzuesi i cili pretendon të jetë konsumator i ardhshëm, duhet të paraqitet në sportelet e KURP-se dhe të sjellë dokumentacionin si në vijim. Me rastin e shitblerjes së pronave, njëra ndër veprimet që konsumatori i ardhshëm duhet të bëjë, është edhe kontrollimi i detyrimeve të atij vendi te faturimit që ka ndaj KURP-se. Pra, duhet të vertetohet ne zyret e KURP-se se pronari i mëparshëm nuk ka asnjë borxh ndaj KURP-se.Ndersa,për t’u bërë ndërrimi i emrit të konsumatorit, duhet të nënshkruhet kontrata e re për furnizim me ujë.