foto per web

 Prishtinë , 13 gusht – Gjatë ditës së sotme, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, e vizituan udhëheqësit e Ujësjellësit të Budapestit / Kryeqytetit të Republikës së Hungarisë.

Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, drejtorët e bordit z. Amir Gashi-kryesues, z. Ilir Rexhepi – anëtarë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku, drejtori teknik Sokol Xhafa  dhe përfaqësues të tjerë.

Nga Ujësjellësi i Budapestit të pranishëm ishin, z.Csaba Haranghy/drejtor gjeneral i Ujësjellësit të Budapestit, znj. Viola Saliasi/Këshilltare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Tamas Bencze/Drejtor për Zhvillim Internacional të Biznesit.

Drejtori i Ujësjellësit të Budapestit z. Haranghy ishte shumë i lumtur që vizitoi Ujësjellësin e Prishtinës duke thënë se gjithmonë kam dëshirë të vizitoj kompanitë e ujësjellësve sepse gjithmonë kam për të mësuar diçka të re.

Ai tregoi një historik të shkurtër rreth ujësjellësit të Budapestit dhe poashtu Republikës së Hungarisë në përgjithësi.

Kryesuesi i bordit të drejtorëve të KRU ,, Prishtina ,, sh.a. Amir Gashi falënderoi  udhëheqësit e Ujësjellësit të Budapestit për vizitën që po e bëjnë në një ndër kompanitë më të mëdha të ujit në Republikën e Kosovës, duke u treguar atyre se Ujësjellësi i Prishtinës kohëve të fundit i ka bërë disa zgjidhje të mira rreth furnizimit me ujë të pijshëm dhe se fokusi ynë i së ardhmes do të jetë reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të ujit.

Ai ndër të tjera tha se jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë me ujësjellësin e Budapestit, për gjithçka që ndërlidhet me sektorin e ujit, qoftë për punët menaxheriale, financiare si dhe çështjet teknike.

Gjatë këtij takimi / vizite u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit, investimet, planet konkrete të bashkëpunimit të fokusuara më shumë në reduktimin e humbjeve të ujit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” dhe gjithçka që ndërlidhet me sektorin e ujit në përgjithësi.

Kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu duke i falënderuar për vizitën mysafirët nga kryeqyteti i Hungarisë, diskutoi më shumë rreth humbjeve teknike dhe komerciale të ujit duke kërkuar të dëgjojnë dhe shohin përvojat e ujësjellësit të Budapestit, të cilat do e ndihmonin dukshëm ujësjellësin e Prishtinës, në luftimin e humbjeve teknike dhe komerciale të ujit.

foto2 web

  foto3 web

fot4

Lajme dhe Ngjarje