ujesjellsi-prishtina

 Prishtinë, 17 korrik  – KRU ” Prishtina ” sh.a.  /  Departamenti për Konsumatorë njofton  të gjithë konsumatorët në qytetin e Prishtinës se, duke filluar nga dita e nesërme, 18 korrik 2018, e mërkurë dhe duke vazhduar deri me 1 shtator 2018 , do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes (arkat për pagesa të shërbimeve) edhe për 2 orë të tjera. Kështu që orari i punës në departamentin për konsumatorë nga dita e hënë-premte do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë).

Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkëatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës.

Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e 60 /ta  e deri në ditët e sotme të lirisë.

Andaj, për t,iu krijuar lehtësira në kryerjen e obligimeve të tyre pikërisht në vendlindjen e tyre, ne do e zgjasim orarin e punës në pikat e shitjes ( arkave për pagesa), duke e angazhuar stafin tonë të departamentit për konsumatorë të cilët do të jenë në dispozicion 10 orë.

KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në kryerjen e obligimeve financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund tu shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht shkyçjes nga shërbimet.

Faleminderit për bashkëpunim!

Njoftim për konsumatorë