Kurse ujin

Prishtinë, 7 qershor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a.  njofton konsumatorët e rrugës ,, Fehmi Agani ,, në Prishtinë se, gjatë ditës së nesërme, 8 qershor 2018 e premte, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së  ujësjellësit dhe kanalizimit.

Faleminderit për mirëkuptim!

 

Lajme dhe Ngjarje