foto per web

Prishtinë ,  15  maj   –  Gjatë ditës së sotme, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a, u mbajt Punëtori / Workshop,  në të cilën u prezantuan gjetjet e studimit nga Prof. i Universitetit të Këlnit z. Sebastian Tonke, i cili ka hulumtuar sjelljet e konsumatorit dhe paraqiti konkretisht rezultatet e dala nga ky studim, me qëllim rritjen e shkallës së arkëtimit për Ujësjellësin e Prishtinës. ,

Në këtë Punëtori morën pjesë përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW, përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të GIZ-it, zyrtarë nga ARRU si dhe zyrtarë të lartë të KRU,, Prishtina ,, sh.a..

Prezantimi i hulumtuar nga Profesori i Universitetit të Këlnit z. Tonke, është financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW.

Ky hulumtim me gjetjet e tij është treguar i suksesshëm dhe do të shërbejë si udhëzues edhe në të ardhmen, si një ndër metodat për shtytje të konsumatorit që të paguajë faturat për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit.

 

Lajme dhe Ngjarje