ujiii

Prishtinë, 22 gusht – Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes “Dardania”,respektivisht banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga “Kurrizi”, deri te nën kalimi), se per shkak të punimeve teknike që do të bëhen sot me 22 gusht 2017, në rrugën Idriz Gjilani , do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 9:00 deri në orën 16:00. KRU “Prishtina”sh.a është e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të sajë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonës së lartë përmendur.

Njoftim për konsumatorë