logokurpweb

Prishtinë, 15 gusht – Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh. apelon tek të  gjithë konsumatorët  të cilëve  ju takon falja e borxheve, të shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë ngase kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008.

Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli.

Konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:

Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,

Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,

Paditë Gjyqësore,

Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qëndrore në Prishtinë  dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Konsumatorë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën ligjore për faljen e borxheve publike!

Lajme dhe Ngjarje