SONY DSC

Prishtinë 2 gusht– Kryeshefi ekzekutiv ILir Abdullahu së bashku me  Drejtorin  teknik Sokol Xhafa, pritën  në  takim Nickolas Stidham me bashkëpunëtorë nga Ambasada Amerikane,nga grupi për projektin Amerika me Kosovën dhe Major Isak Demirin me bashkëpunëtore nga FSK-ja. Ky program ka të bëjë me rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve – nxënësve në shkolla të mesme rreth problematikave  të ndryshme që mund të perballet shoqëria. Kryeshefi  ekzekutiv Ilir Abdullahu  si fillim përshëndeti mysafiret dhe pastaj vazhdoi  duke prezantuar  ecuritë dhe punët rutinore që po bëhen në KRU-“Prishtina”, dhe  furnizimit me ujë për qytetarë. Z.Abdullahu ka paraqitur në pika të shkurtëra aktivitetet e KRU “Prishtina”, çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe çeshtje tjera që ndërlidhen me temen. Gjithashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta në të ardhmen që lidhen direkt me qytetarin në kuadër  të projektit, si vazdhimësi e projekteve të përbashkëta mes Ambasadës Amerikane, FSK dhe KRU-P.

Lajme dhe Ngjarje