foto1 (4)

Prishtinë, 21 qershor  2017 – Kryeshefii Ekzekutiv z. Ilir Abdullahu , priti për vizitë në Fabrikën për Përpunimin e Ujit të pijshëm në Shkabaj ambasadorin Austriak ne Kosove z. Gernot Pfandler .

Gjatë vizitës së bërë në Shkabaj, z. Abdullahu njoftoi z. Gernot Pfandler për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve të KRU “Prishtina” me theks të veqant i prezantoi punën e madhe që është bërë në fabrikën Shkabaj si projekti me rëndësinë më të madhe deri më tani, për furnizimin me ujë të pijshëm 24 h,për cilësinë e mire të ujit të pijshëm, gjithashtu z. Ambullahu tha se tani më KRU “Prishtina” ka kthyer këstin e katërt të kredisë të marrë nga KFW dhe pavararësisht kësaj,  Kompania vazhdon të ketë një stabilitet të mire financiarë.

Duke iu  falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin e mire deri më tani, z. Abdullahu tha se shpreson në bashkëpunim edhe në projekte  të ardhshme.

Ndërkaq ambasadori z.Pfandler  në emër të Qeverisë Austriake , u shpreh shumë i kënaqur me punën e KRU “Prishtina” dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të ndërsjellta.

foto1 (1)

Lajme dhe Ngjarje