per web

Prishtinë, 17 maj – Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. është duke bërë përpjekje maksimale për kryerjen e shërbimeve sa më cilësore ndaj të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit.

Nërtimi Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj është projekti me i madh dhe më i kushtueshëm që nga themelimi i KRU “ Prishtina”, projekt ky i cili ka zgjedhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën,duke eliminuar reduktimet e dikurshme, në furnizim 24 orë pa ndërprerë. Kosto totale e ndërtimit të Fabrikës në Shkabaj është 35 mil euro nga te cilat donacione janë 5 mil nga Komisioni Europian,5 mil nga Qeveria e Rrepublikës së Kosovës,5 mil nga Komuna e Prishtinës si dhe 20 mil kredi të marra nga KRU “Prishtina” përmes KFW-së.

Prandaj, konsumatorë të nderuar duke pasur parasyshë se jemi në faza të investimeve të medha dhe të kthimit të kredisë në mënyrë që ti rrisim kapacitetet dhe ti përmirësojmë shërbimet tona,  kërkojmë nga secili prej jush që në mënyrë të vazhdueshme të bëni pagesat e ujit dhe shërbimeve të tjera me qëllim të avancimit të punës tonë.

Kanë mbetur vetëm edhe pak muajë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008.

Personeli i KUR”Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumatorë, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli.

Konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:

  • Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,
  • Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,
  • Paditë Gjyqësore,
  • Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Procedurat e rregullimit të borxheve bëhen në zyrat e selisë qëndrore në Prishtinë  dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Njoftim për konsumatorë