Badovci e madhe

Shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, gjithnjë e më intensive / shkak mospagesat e rregullta!

Prishtinë, 15 shkurt  – KRU ” Prishtina ” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga muaji janar 2018 ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Furnizimi me ujë të pijshëm po qëndron stabil, derisa ndërprerje uji mund të ketë vetëm në raste të caktuara si, intervenimet në rrjetin primar dhe sekondar.

KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës  dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

-Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet, sepse ato po bëhen më intensive çdo ditë e më shumë,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet që borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes Përmbaruesve Privat.

ne shkabaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli vizituan KRU ” Prishtina ” sh.a.

Prishtinë, 9 shkurt – Gjatë ditës së sotme, ministri i zhvillimit ekonomik z. Valdrin Lluka dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës z. Selim Pacolli me përfaqësuesit e tyre, vizituan KRU ” Prishtina ” sh.a.

Në këtë takim morën pjesë, kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Abdullahu, drejtori i bordit z. Ilir Rexhepi dhe menaxhmenti i lartë i kompanisë.

Gjatë këtij takimi / vizite që u mbajt në zyrat e Ujësjellësit të Prishtinës, përveq që u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat, investimet e donatorëve, ujin e pafaturuar, reduktimin e humbjeve teknike dhe komerciale, gjendjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, me theks të veqantë në Komunën e Prishtinës, kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Abdullahu ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të  të gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë, duke prezantuar edhe një historik të shkurtër lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e KRU ” Prishtina ” sh.a.

Ai, njëkohësisht falënderoi ministrin Lluka dhe nënkryetarin Pacolli për gatishmërinë e tyre personale dhe institucionale, për mbështetje të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në rrjetin e ujësjellësit .

Nga ana tjetër, ministri Lluka shprehi gatishmërinë që të ofrojë përkrahje maksimale dhe bashkëpunim në të gjithë sektorët e furnizimit me ujë të pijshëm, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit trepalësh Ministri-Komunë-Ujësjellës, për shkak të jetësimit të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin lidhur me ujin e pafaturuar dhe materialin e gypave të vjetruar të ujit, duke ofruar mbështetje maksimale që përmes investimeve dhe donatorëve të gjindet zgjidhje në këtë çështje, duke u fokusuar në rehabilitimin e tyre.

Nënkryetari Pacolli, përmes drejtorisë së infrastrukturës , u zotua që të mbështesin krijimin e grupeve  të përbashkëta punuese ( të inicuara nga të dyja palët ) me qëllim të analizimit të saktë të gjendjes në teren, harmonizimit të investimeve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të nivelit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Ai poashtu ofroi mbështetje lidhur me mundësinë e kyçjes në sistemin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat e komunës së Prishtinës, të cilat deri më tash nuk kanë pasur këtë mundësi, për shkak të kostos së lartë.

Ata,  vizituan edhe fabrikën e trajtimit të ujit në “ Shkabaj ”, dhe u ndanë të kënaqur me sasinë e prodhimit të ujit që shpërndahet te konsumatorët dhe teknologjinë e avancuar që posedon kjo fabrikë, gjithçka në shërbim të konsumatorit.

 takim me ministrin KRUP

20180207_091535

Intensifikohet bashkëpunimi i KRU ”Prishtina” sh.a. me Komunën e Prishtinës,

Prishtinë, 7 shkurt – Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i KRU ”Prishtina” sh.a. Ilir Abdullahu me përfaqësues të tjerë u takuan me drejtorin e Infrastrukturës së Komunës së Prishtinës z. Gëzim Mehmeti, drejtorin e urbanizmit z. Ardian Olluri dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni.

Gjatë këtij takimi që u mbajt në zyrat e Ujësjellësit të Prishtinës, përveq që u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat dhe gjendjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, me theks të veqantë në Komunën e Prishtinës, kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Abdullahu ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Prishtinës me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë.

Ai, njëkohësisht falënderoi udhëheqësit e dy drejtorive më të rëndësishme të komunës së Prishtinës për gatishmërinë e tyre personale dhe institucionale, për mbështetje të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në rrjetin e ujësjellësit, e në veqanti të rrjetit të kanalizimit për Komunën e Prishtinës.

Nga ana tjetër, drejtorët e dy drejtorive përkatëse,  u zotuan që të mbështesin krijimin e grupeve të përbashkëta punuese (të inicuara nga të dyja palët) me qëllim të analizimit të saktë të gjendjes në teren, harmonizimit të investimeve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të nivelit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Pasi që takimi kishte në fokus edhe natyrën teknike të punimeve që bën në aktivitet e saj, nga ana e drejtorit teknik z. Sokol Xhafa, u potencua se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Komuna, veçanërisht me këto dy drejtori, prej ku dalin edhe investimet më të mëdha. Në këtë kontekst, z. Xhafa kërkoj që të bëhen harmonizime dhe përfshirje më e madhe e KRU “Prishtina” sh.a. në planet dhe marrëveshjen zhvillimore të Komunës, me qëllim të përcjelljes me kapacitete të nevojshme nga burimi pastaj, infrastrukturore, sa i përket furnizimit me ujë për zonat e reja që po zhvillohen me shpejtësi.

Bashkëpunimi i ndërsjellë, që lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj komune, u fokusua në përmirësimin e kushteve themelore në ndërtesa kolektive ( problemet me vertikale të stërvjetuara të ujit të pijshëm dhe kanalizimit), sanimin e dëmtimeve në rrugët e Prishtinës, planin e veprimit dy palësh në periudhat e ardhshme duke u fokusuar më së shumti në sistemin e rrjetit të kanalizimit.

Si një diskutim i tillë, të dyja palët u pajtuan që në takimin e radhës, të arrihet dhe të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për renditjen dhe përgjegjësinë e të gjitha çështjeve infrastrukturore, gjithnjë në shërbim të qytetarit.

Gjendja aktuale e furnizimit me ujë të pijshëm / KRU”Prishtina” sh.a.

Prishtinë, 5 shkurt   –  Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e ujit të papërpunuar  në kanalin e “ Ibër – Lepencit”  është përkeqësuar tre ditët e fundit,  për shkak të ngritjes së turbullirës,  gjë që nuk lejon të trajtojmë ujë të pijshëm në kushte optimale.

Kjo gjendje vazhdon të jetë në fabrikën e trajtimit të ujit në “Shkabaj”, dhe në fabrikën për trajtimin e ujit të pijshëm në Drenas, që ujin primar e marrin nga kanali i “Iber-Lepencit”.

Ky kanal me gjatësi prej 50 km, është i pambrojtur nga ujërat sipërfaqësore gjatë reshjeve, duke ndikuar që turbullirat në këtë kanal të jenë në vlera të larta e që na pamundëson trajtimin e ujit të pijshëm në periudhat kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe për shkak që shfaqen probleme teknologjike dhe papastërti.

KRU ”Prishtina” sh.a. kërkon nga NH ” Ibër- Lepenci ” sh.a. dhe Institucionet komunale që në territoret ku është i ndërtuar kanali, të punojnë në mbrojtjen e tij nga ujërat sipërfaqësore, që në të ardhmen të mos ballafaqohemi me ndërprerje të prodhimit të ujit në të dy fabrikat e lartëcekura.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot ka arritur kuotën maksimale dhe ka filluar të kapërderdhet, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit ditëve të fundit është rritë rreth 40 cm, por që ende vazhdon të jetë (-3.50 m) nën kuotën maksimale.

KRU”Prishtina” sh.a. po bën përpjekje maksimale që këtë situatë ta tejkalojë me sa më pak mungesë të ujit të pijshëm te konsumatorët.

Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e shërbimit po qëndron stabil, por në ditët vijuese zona të pjeshme do të balafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, deri në stabilizimin e situatës me turbiditet të lartë.

Të gjithë në aksion!

Prishtinë, 24 janar – KRU ” Prishtina ” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se duke filluar nga dita e nesërme, 25 janar 2018 , e enjte, do të fillojë të marë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Si masë e parë ndëshkuese, do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Furnizimi me ujë të pijshëm po qëndron stabil, derisa ndërprerje uji mund të ketë vetëm në raste të caktuara si, intervenimet në rrjetin primar dhe sekondar.

KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës  dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

-Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet, që borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes gjykatave kompetente konkretisht, Përmbaruesve Privat.

Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Abdullahu merr pjesë në takimin Ndërministrorë për Ujëra

Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Abdullau morri pjesë në takimin e sotëm të Këshillit Ndërministror për Ujëra, takim ky i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ku është biseduar për gjendjen në sektorin e Ujit në Kosovë dhe Sfidat që kanë Kompanitë e Ujësjellësve Rajonal.
Në takim u nënshkrua Amandamenti I Parë I Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministrorë për Ujëra.
Me këtë rast kryeministri Haradinaj falënderoi popullin zviceran dhe Konfideratën e Zvicrës për përkrahjen e fuqishme, në menaxhimin me ujëra në Kosovë.
24883049_1777309208946858_212015120_o

24946160_1777309232280189_312920428_o

KURP-flamuri

Kompania Rajonale Ujësjellësi uron Festen e Flamurit Kombëtarë Shqipëtarë

Ismail Qemali, duke e përfunduar fjalimin e Ditës së Flamurit, tha:

“Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh për bekimet e Tij…”

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë. Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për rilindjen e shtetit të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.

23201971_1740341615976951_1074633031_n

Konferenca dhe Ekspozita e 5-të e Përbashkët Ballkanike ‘’ Sfida e Ujit të Ndotur’’.

Prishtinë, 3 nëntor  –  SHUKOS dhe SHUKALB organizuan  Konferencën dhe Ekspozitën e 5-të të Përbashkët Ballkanike me teme ‘’ Sfida e Ujit të Ndotur’’.

Kjo Konferencë e Përbashkët kësaj radhe u organizua në Prishtinë, në datat 1-3  nëntor 2017 në Hotel Emerald.

Konferenca si zakonisht solli në vëmendje sfidat e shumta me të cilat po përballet sektori i ujit , sfidat dhe menaxhimin I ujit të ndotur por edhe trajtoi gjithashtu çështje të tjera që kanë të bëjnë me aspektin komercial dhe menaxherial te UK-ve.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe network-un në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.

Me një audience të rregullt prej mbi 400 pjesëmarrës nga Rajoni I Ballkanit e më tej, sërish kjo Konferencë ofroi një platformë ku profesionistët e ujit politikbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori u mblodhën dhe diskutuan mbi çështje me interes, shkëmbyen informacione dhe ndanë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Element mjaft i rëndësishëm i këtij organizimi ishte edhe Panairi , në të cilin u prezantuan produktet dhe shërbimet e 28 kompanive private që i përkasin sektorit të ujit, pompave të ujit, ujëmatësve, etj.

Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve private e shtetërore.

Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, morën pjesë  Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri I Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ,Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Albena Reshitaj .

Nga KRU ”Prishtina” sh.a. morën pjesë, Drejtorët e Bordit, Kryeshefi Ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë.

Konferenca duke qenë mjaft frytdhënëse për sektorin e ujit në përgjithësi, do të përmbyllet sot me 3 nëntorë 2017.

23201971_1740341615976951_1074633031_n

23192976_1740341555976957_2097325758_n